Artistët shqiptarë projekt për ta shpëtuar “Kriporen e Ulqinit” - Insajderi
×
Kulturë

Artistët shqiptarë projekt për ta shpëtuar “Kriporen e Ulqinit”

Insajderi
10 April 2017 - 09:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Kryporja e Ulqinit” quhet vendi më i madh mediteran i shpendëve shtegtarë, i pozicionuar në bregdetin e Ulqinit. Ky lokacion, është stacioni i fundit “relaksues” i këtyre shpendëve gjatë fluturimit të tyre në Afrikë apo anasjelltas në Siberi.

Projekti “Awareness” është një fushatë ndërgjegjësuese, krijuar nga Artistët e Ulqinit për Kriporen. Restaurimi dhe vënia në funksion e fabrikës së kripës përbën një rëndësi të veçantë për biodiversitetin e këtij rajoni.

“Kryporja e Ulqinit” nuk është e rëndësishme vetëm për Ulqinin dhe Malin e Zi po për të gjithë Evropën dhe botën.

Artistët iniciatorë siç janë artistja multidimensionale Enkela Bisha njëherazi dhe producente, aktivistja dhe kryetarja e shoqatës Dr. Martin Schneider Jacoby, regjisori Gezim Mavric, kompozitori Imi Nimanbegu, autorja e tekstit Flutur Mustafa dhe kreatorja Qyle Durakoviq, u bëm në bashkë duke ftuar  artistë të tjerë vendas të jenë pjesë e projektit dhe kështu u kurorëzua kënga ndërgjegjësuese e cila ka për qëllim mbrojtjen e kripores dhe shpalljen e saj si park nacional.

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=nmpWY2FP6aM”/]


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark