Artistët tallin zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj - Insajderi
×
Kulturë

Artistët tallin zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj

Insajderi
28 November 2018 - 15:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas mbledhjes në mes dy qeverive që u mbajt në Pejë, në fund u realizua fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.

Por në këtë foto bie në sy zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili në fotografinë ‘me shqiponjë’ shihet duke e bërë shqiponjën me duar së prapthi.

Ndërkohë urime të shumta po bëjnë qytetarët shqiptarë. Ndër këto urime vjen edhe një mjaft i veçantë nga artistët e Kosovës.

Ata kanë publikuar një fotografi bashkë me regjisoren Zana Hoxha Krasniqi, teksa kanë bërë shqiponjën ashtu siç e bëri zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj gjatë mbledhjes së dy qeverive, Kosovë – Shqipëri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark