Në kuadër të prurjeve në “Festivalin e Këngës” këtë vit ishte edhe Mirud.
Artisti shqiptar me banim në Amërikë erdhi për garën në një performancë ndryshe.
I veshur me një kostum të veçantë, i konsideruar si “veshje më femërore”, ai ka marrë kritika e madje edhe kërcënime me vdekje.
Mes tjerash, duke folur edhe për komunitetin LGBTI përpos kritikëve, Mirud deklaron se e pikëllon edhe që ka “urrejtje brenda vetë komunitetit tonë [LGBTI]”.