Artistja e re që shndërron muret në vepra arti - Insajderi
×
Kulturë

Artistja e re që shndërron muret në vepra arti

Insajderi
10 June 2017 - 21:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe pse ajo është vetëm 19 vjeçare, Luna Buschinelli është e njohur në Rio de Zhaneiro si artiste e grafiteve në Brazil.

Ajo me talentin e saj dekoron muret e shumë ndërtesa në mbarë qytetin, kurse dashurinë ndaj vizatimit, sidomos grafiteve, e ka shprehur përmes çdo lëvizje të zgjedhur me kujdes.

Edhe pse ajo kurrë nuk ka ndjekur ndonjë shkollim specifik për vizatim, Luna nga mosha e re shfrytëzon rastin që muret e ndërtesave t’i kthejë në vepra arti.

Veprën e fundit e ka vizatuar mbi muret e shkollës publike Rivadavia Correa, kurse dëshira e saj është që ky të jetë grafiti më i madh në botë që ka bërë një femër, shkruan AA.

Në veprat e saj të realizuara në vitet e fundit, vërehen figura njerëzore dhe shpesh marrëdhëniet e tyre me artin, por edhe problemet me të cilat ballafaqohen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark