×
  • Biznes
  • Biznes

    Artmotion ofron shërbimin për mbrojtje nga sulmet kibernetike – DDoS

    Insajderi
    26 September 2023 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artmotion sjellë në portfolion e vet produktin më të ri që ka të bëjë më sigurinë kibernetike dhe trajtimin e incidenteve kibernetikë në rrjetë duke ofruar kështu zgjidhjen më të mirë në treg për një komunikim sa më të sigurtë dhe kualitativ përmes internetit.

    Ky produkt i ri që ofrohet si shërbim tek klientët kryesisht biznes, banka, institucione, organizata, është produkt i konfirmuar si më i miri në treg në parandalimin e hershëm të një sulmi kibernetik ndaj destinacionit të caktuar si dhe në trajtimin e drejtpërdrejtë të incidentit kibernetik.

    Bashkëpunimi i Artmotion më kompani me renome ndërkombëtarë e tregon seriozitetin me të cilin Artmotion i është qasur këtij problemi në mënyrë që të ofrojë shërbimin më të mirë për klient.

    Ky shërbim/produkt është në përdorim nga shumë vende në EU dhe gjithandej nëpër botë dhe është dëshmuar në praktikë si shumë efikas në ndalimin e sulmёve kibernitike në rrjete, duke mos devijuar trafikun drejt një serveri ose rrjetë tjetër, duke mos ndaluar shërbimin tek klienti dhe dukë qenë tejet transparent dhë në përputhje me ligjet dhe rregullorët për trajtim të trafikut në internet.

    Shërbimi u ofrohet klienteve, kryesisht B2B por mund të ofrohet edhe për persona individë, konform kushteve dhe marrëveshjes me Artmotion.

    Përparësi kyçe e këtij shërbimi është që ofrohet tek klienti pa nevojën për instalim të pajisjeve shtesë, pra përkrah të gjithë routerët që janë në treg dhe instalohet lehtë nga ekipi profesional i Artmotion, e më pas sipas dëshirës mund të administrohet në bashkëpunim më stafin e IT-së së klientit përmes portalit që ofron qasje për të monitoruar trafikun e klientit.

    Platforma ofron forma të ndryshmë të raporteve mujore ose në kohë të caktuar, si dhe mund të ndërlidhet më sistem aktual të klientit përmes API. Për më shumë informata së si të keni shërbimin dhe produktin për mbrojtje nga sulmët kibernetikë, kontaktoni në [email protected], apo thirrni në 0820020600.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark