×
  • Lajme
  • Lajme

    As gruaja, djali dhe vajza e Sali Berishës nuk mund të hyjnë në SHBA

    Insajderi
    19 May 2021 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përveç Sali Berishës, hyrja në SHBA u ndalohet edhe familjarëve të tij.

    Liri Bashës – gruaja e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha-djali i tij dhe Argita Berisha Malltezi-vajza e tij, e kanë të ndaluar të hyjnë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

    Kjo u bë e ditur sot nga sekretari amerikan Antony Blinken ku tha se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha është shpallur person “non grata” në vendin tij.

    Në vendimin e tij, Bliken thotë se Berisha si kryeministër i Shqipërisë ishte i përfshirë në veprime korruptime, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark