“As që e kam këqyr”- Blerim Isufaj shpërfill podcastin e Kurtit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “As që e kam këqyr”- Blerim Isufaj shpërfill podcastin e Kurtit

    Insajderi
    30 December 2024 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është pyetur lidhur me deklarimet degraduese të punës së prokurorisë nga shefi i Qeverisë, Albin Kurti, në një podcast.

    Isufajt, të cilit iu kërkua një koment nga gazetarët në konferencë për media lidhur me këtë çështje, ai u shpreh se ka qenë i painteresuar, shkruan Insajderi.

    “As që e kam këqyr”, tha ndër të tjera ai.

    I pari i Speciales po ashtu tha se nuk ka ndodhur gjatë kohës sa Isufaj ka qenë prokuror që dikush të intervistohet në objekt qeveritar.

    “Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë pa kompromis kundër të gjithë atyreve, pa dallim, pa marrë parasysh pozitën dhe rolin që kanë në pushtet”, tha ndër të tjera Isufaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark