Granit Bllaca, familjar i Ramë Bllacës, veprimtarit të çështjes kombëtare, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit përmendi emrin e heroit në një tubim zgjedhor në Suharekë.
Bllaca ka thënë se pas katër viteve pushtet dhe përkundër kërkesave dhe shkresave zyrtare, nuk arritën as ta rinovonin Kullën e Ramë Bllacës, e as nuk e vizituan atë, shkruan Insajderi.
“”Te faleminderit kryeminister, qe per 4 vite e vizitove disa here Kullen e Rame Bllaces dhe arrite ta perfundosh me perpikeri projektin per renovimin e saj dhe tani me krenari ia permend edhe emrin ne fushate.”
Mbase ky do te duhej te ishte postimi normal. Por, edhe pas 4 viteve pushtet e pas sa kerkesave e shkresave zyrtare nuk arriten as te realizonin renovim, as vizite e as takim.
Sidoqofte, vizite Kulles mund t’i beni pas zgjedhjeve, se edhe ashtu mendoj qe do te keni kohe me shume!
E, kur ti te vish, mos harro, merri me vete edhe dosjet e pergatitura dikur kunder meje.
Mirupafshim ne Bllace!”, ka thënë familjari i Ramë Bllacës. /Insajderi.org/