×
  • Lajme
  • Insajderi

    “As shenjë s’ma ka lënë”, djali i Agim Veliut përfiton nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes (Dokument)

    Insajderi
    17 April 2022 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Podujevës ka publikuar listën e përfitueseve të subvencioneve në Sport për vitin 2022.

    Komuna e Podujevës ka njoftuar se 22 klube kanë marrë mbështetje financiare. Por pavarsisht se më LDK nuk zotëron pushtetin në këtë komunë, në mesin e përfituesve  është edhe djali i ish-kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, shkruan Insajderi.

    Tashmë me Vetëvendosjen në pushtet, klubi “FC Dardanet” është rënditur në listë i 20-ti.

    Djali i Agim Veliu, Shkumbin Veliu është drejtor i Klubit “FC Dardanet”.

    Kjo nuk është hera e parë që i biri i Veliut është përfitues i subvencioneve nga komuna.

    Edhe gjatë vitit 2020, Shkumbin Veliu u përfshi në listën e përfituesve për klube sportive, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lidhur me ndarjen e subvencioneve pati reagime të ashpëra edhe nga organizatat joqeveritare.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka fituar zgjedhjet në këtë komunë në vitin 2020.

    Zgjedhjet në Podujevë u mbajtën pas dorëheqjes së Agim Veliut nga posti i kryetarit të komunës në shkurt të 2020, pasi u emërua ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë Kurti.

    Kujtojmë se Agim Veliu në muajin mars të 2020-ës u shkarkua nga posti i Ministrit të Brendshëm, nga kryeministri Kurti. Veliu kishte thënë para gazetarëve se vendimi i Kurtit ‘nuk i ka lënë shenjë’.

    “Nuk më ka bo kurrfarë përshtypje ai farë vendimi. Nuk ma ka lënë naj farë sheje”, kishte thënë Veliu./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark