Asambleisti në Komunë e Gjilanit, Kushtrim Kadriu ia ka dërguar një email Ministrës së Drejtsisë, Albulena Haxhiut. Përmes këtij emaili të siguruar nga Insajderi, Kadriu është ankuar se Prokuroria e Gjilanit nuk po e ruan paranë publike.
Kadriu ka thënë se kanë denoncuar prokurorinë e kësaj komune në polici. Po ashtu, sipas tij Komuna e Gjilanit po vazhdon të vazhdon të shpërblejë persona të dyshimtë, në thirrjet publike.
“Grupi i cili është duke u hetuar se ka zhvatur paranë publike të Gjilanit, me projekte fiktive për Medvegjën, po vazhdon të merr para nga Komuna e Gjilanit. Në vitin 2020 ka marrë nga komuna 1500€. Në muajin shkurt të 2022, ky grup kishte marrë 3498€ nga komuna, kurse tani me 01.06.2022, ka marrë përsëri 1000€, me motivacionin e njëjtë, projekte për Medvegjën”, tha Kadriu.
Ai tutje në email thotë se këto projekte më parë i kishte fituar asambleisti Arianit Ibrahimi përmes dy shoqatave të tij.
“Më herët këto projekte i kishte pas fituar Arianit Ibrahimi”Asambleist”, përmes dy shoqatave të tij, ndërsa tani ka themeluar një shoqatë tjetër “Lirona MD”, me të cilë po fiton projekte. Si themeluese e kësaj shoqate figuron Argjenda Qamili, e cila ka qenë pjesë e projektve mashtruese të mëhershme.
Për të gjitha këto kam njoftuar organet e rendit, por nuk po shohim ndonjë veprim kokret të tyre në ndalimin e keqpërdorimit të parasë publike”, ka thënë Kadriu.