Asambleisti i PDK-së: Mbesës ia falën notat për shkak të respektit ndaj meje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asambleisti i PDK-së: Mbesës ia falën notat për shkak të respektit ndaj meje

    Insajderi
    15 October 2016 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhafer Bytyqi, i cili është edhe arsimtar në shkollën ku mëson edhe mbesa 16-vjeçare e tij, ka pranuar se notat e mësimit mbesa e tij, Shkurta, i kishte marrë pa meritë.

    Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një reagimi publik, në të cilin përveç tjerash sqaron incidentin por edhe tregon haptas se në një mënyrë apo tjetër, ai kishte ndikuar në përmirësimin e notave të 16-vjeçare.

    “Klasën e dhjetë e kaloi me nota minimale pozitive, disa prej të cilave jomeritore pasi që disa kolegë të mi e kishin notuar pozitivisht jo për shkak të ndërhyrjes time por për shkak të respektit që kanë ndaj meje”, ka thënë Bytyqi.

    E mitura nga fshati Ratkoc i Rahovecit u rrah nga xhaxhai i saj dhe dy djemë të tjerë në afërsi të Shkollës së Mesme “12 Maji” në Rahovec. Asambleisti i PDK-së thotë se ai ushtroi dhunë ndaj mbesës së tij për shkak të devijimit nga shkolla.

    “Duke u distancuar nga dhuna, u them miqve të mi, të cilëve u kam borgj këtë publikim se ndaj Shkurtës, përveç rastit të përshkruar më lartë asnjëherë tjetër nuk është ushtruar dhunë. As para as pas rastit. Ajo ende nuk e ka hapur dhuratën që xhaxhai i saj Hidajeti ja ka sjellur nga Gjermania. Familja ime do të jetojë ndershmërisht dhe në paqe ashtu siç ka jetuar deri tani pavarësisht nga situata të cilën po e kalojmë”, ka treguar Xhaferi, në një reagim të gjatë. /Insajderi.com

    Xhaxhai rrah brutalisht mbesën 16 vjeçare

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark