Asambleistja e LDK-së i bashkohet Vetëvendosjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Asambleistja e LDK-së i bashkohet Vetëvendosjes

    Insajderi
    27 December 2020 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asamleistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Ferizajt, Yllkë Neziri i është bashkuar sot Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i partisë, Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Asambleistja më e votuar e LDK-së në Komunën e Ferizajt, Yllkë Neziri, sot na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.Yllka rrjedh nga një familje intelektualësh, ka gradën Bachelor në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe Master në po të njëjtin drejtim.Ajo ka përvojë si financiere dhe në fushën e kontabilitetit në sektorin privat, aktualisht mban pozitën e Financieres në KRM Pastërtia Sh.A. Ajo po ashtu është anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Komunal të Ferizajt, dhe tani e tutje do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e asambleistëve të Lëvizjes në Ferizaj”, ka shkruar Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark