Asambleistja e Prishtinës lë punën pasi fiton në lotarinë Green Card – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asambleistja e Prishtinës lë punën pasi fiton në lotarinë Green Card

    Insajderi
    13 October 2016 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lirjeta Rexhepi ka qenë një ndër këshilltaret më të reja në Asamblenë e Prishtinës. Ajo në vitin e kaluar kishte luajtur në lotarinë më prestigjioze amerikane dhe e kishte fituar Green Card. Para pak muajve asamblistja e PDK-së është shpërngulur së bashku me familjen në SHBA.

    Në mbledhjen e rregullt që ka mbajtur të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve –KQZ ia ka marr mandatin, asamblistes Rexhepi.

    Rastin e ka konfirmuar, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Lirak Çelaj, raporton lajmi.net.

    “Grupi Parlamentarë i PDK-së ka bërë kërkesë në KQZ, që asamblistes Rexhepi ti merret mandati.  Kjo pasi ajo ka munguare tri herë në Kuvend. Mungesa e sajë ka të bëjë me atë se ajo e ka fituar Green Card dhe është shpërngulur në SHBA së bashku me familjen”, ka thënë për lajmi.net shefi i grupit të PDK-së, në Asamblenë e Prishtinës, Lirak Çelaj.

    Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Prishtinës pritët që të bëjë betimin këshilltari i ri nga radhët e PDK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark