
Gresa Lahu, e cila u bë asambleistja më e re në Kryeqytet në moshën 22-vjeçare, kandidon sërish para qytetarëve për mandatin e dytë nga radhët e PDK-së, në ekipin e Uran Ismailit.
Me një angazhim të dëshmuar në këto katër vite, Lahu kërkon përsëri votën tuaj që ta vazhdojë kontributin e saj në shëndetësi, zhvillim dhe krijimin e hapësirave të reja për rininë, mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara, përmirësimin e arsimit, mbrojtjen e të drejtave të kafshëve dhe shumë fusha të tjera që prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Në një thirrje publike drejtuar qytetarëve, Gresa Lahu u shpreh: “Rrugëtimin që kemi nisur së bashku tash e 4 vite, ju ftoj ta çojmë përpara me edhe më shumë energji dhe përkushtim. Rikandidimi im nuk është vetëm një vazhdim, por një zotim i ri! Në listën e PDK-së në Prishtinë, jam me numrin 27. Me besimin tuaj, dua ta çoj më tej këtë punë, për një Prishtinë më të drejtë, më të gjallë dhe më afër qytetarëve.”
Më 12 tetor, Lahu garon me numrin 27 në listën e PDK-së, duke kërkuar besimin e qytetarëve për të qenë zëri i tyre në Kuvendin Komunal edhe për një mandat tjetër.