Asamblistët e LDK-së në Deçan bojkotojnë mbledhjen për Haradinajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblistët e LDK-së në Deçan bojkotojnë mbledhjen për Haradinajn

    Insajderi
    09 January 2017 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme ku është kërkuar nga qeveria franceze lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, por këtë mbledhje e kanë bojkotuar asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Nga të gjitha grupet e asamblistëve në Deçan në mbledhje kanë munguar vetëm ata të LDK-së.

    Arsyet për këtë bojkot nuk dihen, derisa kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka deklaruar se një mungesë e tillë nuk është dashur të bëhet pasi mbledhja e Asamblesë është kërkuar nga të gjithë qytetarët e Deçanit pa dallim partie, njofton Klan Kosova.

    “Nuk është dashtë të ndodhë kjo, sepse kjo mbledhje është me kërkesë të qytetarëve të komunës dhe për interes të Kosovës”, ka thënë Selmanaj.

    Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në qytetin e Baselit në Francë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark