Asamblisti i LDK-së që e gjuajti me ujë drejtorin e VV-së: Unë tri pika ujë ia qita, por ke pak si i nxehtë ai e flladita – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti i LDK-së që e gjuajti me ujë drejtorin e VV-së: Unë tri pika ujë ia qita, por ke pak si i nxehtë ai e flladita

    Insajderi
    20 May 2022 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Rrahmani, është arsyetuar për gjuajtjen me ujë të drejtorit të Arsimit, Avni Fetahu, por ka kërkuar falje publike.

    Rrahmani, pas incidentit në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal në Podujevë, doli në foltore dhe kërkojë falje publike.

    Megjithatë, ai e arsyetoi incidentin që e shkaktoi vet. Tha se gjeste të tilla dikur ka bërë edhe Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës.

    “Unë kërkoj falje për gjestin. Na kemi raste edhe në Kuvend të Kosovës kur tash kryeministri që është sot, me ve e ka gjuajtur ish-kryeministrin Mustafa. Unë tri pika ujë ia qita, por ke pak si i nxehtë ai e flladita. Ai… na e ruajtëm goxha fortë në fjalime tona, por ai hyni në personale; në emra. Masi edhe ti po thua, unë po kërkoj falje”, tha ai.

    Gjatë mbledhjes së sotme, Ekrem Rrahmani u ngrit në këmbë dhe e lagu me ujë drejtorin, Avni Fetahu, i cili përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark