Po vazhdojnë të shprehen pakënaqësitë ndaj qeverisjes së kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
I pakënaqur me qeverisjen është shprehur edhe asamblisti i Lëvizjes Vetevendosje në këtë komunë, Ragip Fetahu, i cili përmes një postimi në rrjetin social, Facebook shprehu indinjatë ndaj të parit të Podujevës.
Fetahu nënvizoi se nuk e fajëson rininë që po lëshojnë Kosovën, derisa bëri me dije se njësoj si tani me qeverisjen e VV-së, “Bulliqi ishte delme me mjekërr edhe gjatë qeverisjeve të korruptave të PDK-së dhe LDK-së”.
Kujtojmë se, dy drejtorë u larguan brenda dy ditësh nga Komuna e Podujevës, drejtori i Inspektoratit Besnik Mulliqi u shkarkua nga Bulliqi, ndërsa ai i Shëndetësisë Driton Veliu dha dorëheqje.
Derisa në publik po përflitet edhe për dorëheqje të tjera.
/Insajderi.org