Asgjë e re: Dështon sërish seanca konstituive e Kuvendit, kështu u votua sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asgjë e re: Dështon sërish seanca konstituive e Kuvendit, kështu u votua sot

    Insajderi
    05 May 2025 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës ka dështuar për të njëmbëdhjetën herë.

    Kjo, pasi që propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për kryetar Kuvendi nuk ka kaluar, shkruan Insajderi.

    Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka bërë të ditur se 56 deputetë votuan pro, një kundër dhe s’pati abstenime.

    Kësisoj, pati mungesë kuorumi për çka do të mbahet seanca e radhës të mërkurën nga ora 10:00.

    Asnjëri subjekt politik nuk ka propozuar emra për komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kvuendit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark