×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Asgjë për tu shqetësuar për ekranin e kuqërremtë të Galaxy S8-ës

    Insajderi
    25 April 2017 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një javë më parë u raportua se disa modele Galaxy s8 dhe S8 Plus kishin probleme me ekranin i cili karakterizohej nga një ngjyrë e kuqërremtë e pazakontë.

    Ndërsa Samsung premtoi një zgjidhje përmes një përditësimi, Consumer Reports testoi tetë modele të telefonit duke ofruar informacion të vyer rreth çështjes.

    Katër nga tetë pajisje të testuara kishin ekranin me ngjyrën e kuqërremtë. Më pas Consumer Reports krahasoi dy pajisje, një me ngjyrën e kuqërremtë dhe tjetrën pa të duke treguar një imazh në secilin prej tyre.

    Konkluzioni: lehtësisht mund të dallohen nga njëri tjetri por ekrani me këtë ngjyrë nuk është aq shqetësues. Samsung thoshte se e gjitha ishte një problem me kalibrimin e ngjyrave.

    Megjithatë të blesh një telefon nga një markë me reputacion dhe të shikosh ekranin në ngjyrë të pazakontë, nuk është diçka që secili prej jush do dëshironte ta shikonte, edhe pse diferenca nuk është aq e dukshme siç shprehet Consumer Reports.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark