“Asgjë Sikur Dielli” me ekspozitë dhe album të ri - Insajderi
×
Kulturë

“Asgjë Sikur Dielli” me ekspozitë dhe album të ri

Insajderi
17 June 2017 - 20:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Grupi i muzikës alternative, “Asgjë Sikur Dielli”, do të sjellin ekspozitën retrospektive të tyre me emrin “Kur e di se nuk di”.

Kjo ekspozitë do të jetë retrospektivë e historisë, diskografisë, publikimeve dhe performancave të grupit nga viti 1997 deri në 2017.

Ekspozita do të hapet më datë 2 korrik në ora 20:00 në Lapidariumin e Muzeut te Kosovës, me rastin e promovimit të albumit të ri LP- “Ti dhe unë”, dhe 20 vjetorit të formimit të grupit.

“Albumi i ri “Ti dhe Unë” është një kompilacion i këngëve më të mira të ASD, i ri-masterizuar dhe prodhuar në format të pllakës në Berlin, Gjermani. Ky LP është i ilustruar me punime të artistëve kosovarë Alban Muja, Jakup Ferri, Driton Selmani dhe Artan Hajrullahu. Albumi është prodhuar në tirazh shumë të limituar”, ka shkruar bendi në Facebook.

Me këtë rast grupi do të shfaqë një performancë dhe do të nënshkruajë për publikun albumet e reja.

Grupi më aktiv i muzikës alternative në Kosovë, “Asgjë Sikur Dielli”, përmes teksteve me metafora provokative, kryesisht me tema nga refleksi i jetës sociale dhe me një stil më të thellë, kanë krijuar një atmosferë autentike muzikore, duke arritur kështu që të bëhen shembull tipik i muzikës alternative kosovare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark