Asgjësohen rreth 26 mijë bimë narkotike në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asgjësohen rreth 26 mijë bimë narkotike në Shqipëri

    Insajderi
    02 September 2016 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Vlorës ka asgjësuar 16 mijë bimë kanabis sativa dhe ka arrestuar një nga autorët e kultivimit të këtyre bimëve, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

    Bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në fshatrat Trevllazër, Llakatund, Tërbaç, Armen dhe Karroq, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, përgjatë luginave

    Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kuçaj të Krujës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 5 700  bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa, ndërsa u arrestua në flagrancë shtetasin Dashamir Bami 29 vjeç, banues në Tapizë, njofton Top Channel.

    Një tjetër sasi prej 1430 bimësh narkotike u konstatuan të kultivuara në vendin “Përroi i Bizës”, në Ishëm të Durrësit dhe u asgjësuan me anë të djegies.

    Gjithashtu, policia e Shkodrës gjeti dhe asgjësoi 2670 rrënjë bimë narkotike të mbjella në toka publike në zonën e Gjegjanit në Puke dhe në njësinë Gruemire në Malësinë e Madhe.

    Bimët narkotike ishin në lartësinë dy metra dhe të gjitha janë asgjësuar me djegie. Në asnjë nga parcelat policia nuk ka gjetur kultivuesit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark