ASHAK, EULEX, FSHMN dhe Ambasada e SHBA-së pjesë e komisionit për matjen e territorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ASHAK, EULEX, FSHMN dhe Ambasada e SHBA-së pjesë e komisionit për matjen e territorit

    Insajderi
    23 December 2016 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës sot mori vendim për krijimin e Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, pasi që nuk arritur ta ratifikojë Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi, për shkak të kundërshtimeve të opozitës dhe disa deputetëve nga pozita.

    Në këtë mbledhje u njoftuar se komisioni do të ketë në përbërje përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave, të Fakultetit të Shkencave matematiko-natyrore, përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile si dhe përfaqësuesit e rajonit të Pejës ku ndodhet edhe kufiri i diskutueshëm.

    Gjithashtu,  është paraparë edhe përfshirja e KFOR-it, BE-së, EULEX-it dhe të ambasadës së SHBA-së.

    Përfundimi i punës së këtij komisioni, është paraparë të bëhet nga fundi i muajit janar.

    Ratifikimi i marrëveshjes është një prej kushteve të BE-së për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark