ASHAK thellon bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Malit të Zi - Insajderi
×
Kulturë

ASHAK thellon bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Malit të Zi

Insajderi
07 May 2019 - 14:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Malit të Zi nënshkruan sot marrëveshjen dhe protokollin për bashkëpunim, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët dhe kërkimeve akademike në të ardhmen.

Këto dy dokumente janë nënshkruar nga udhëheqësit e të dy institucioneve të larta shkencore, kryetari i ASHAK-ut, akademik Nexhat Daci dhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, akademik Dragan K. Vukçeviq.

Udhëheqësit e të dy institucioneve janë zotuar të punojnë për zbatimin e pikave të kësaj marrëveshje dhe protokollit për bashkëpunim, të cilat janë dokumentet e para të këtij lloji të nënshkruara nga përfaqësuesit e këtyre dy akademive./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark