Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka njoftuar se nga e mërkura deri të shtunën pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu dhe rryma ajrore më të ftohta.
Siç thotë ASHNA “do të kemi zhvillime stuhishë të përcjellura me rrebeshe shiu, vende vende edhe breshëri dhe erërash të fuqishme që do të ndikojnë në një rënie prej 3 – 5°C të temperaturave maksimale, e që do të na shoqërojnë deri në mesin e javës së ardhshme”.
“Temperaturat maksimale në vendin tonë do të arrijnë në mes 28°C – 33°C, ndërsa minmalet do të luhaten ndërmjet 17°C – 22°C. Erërat do të jenë drejtimesh të ndryshme të dominuara kryesisht nga veriu me shpejtësi nga 02 – 12 m/s”, thuhet në njoftim.
Në bazë të parashikimit të motit, të mërkurën pritet të jetë 37 gradë Celcius.