Haki Huruglica ka qenë asistent administrativ që nga bërja publike e kabinetit të Donika Gërvallës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Por, një vendim i 15 korrikut do ta avancojë Huruglicën, në një ministri tjetër. Në atë të Bujqësisë, ku udhëheq Faton Peci, bashkëudhëheqësi i ‘Listës Guxo’ me Gërvallën.
Huruglica është përzgjedhur si Zyrtar i Lartë për Koordinim të Politikave në Departamentin e Integrimit Evropian dhe Koordinim të Politikave, shkruan Gazeta Insajderi.
Në bazë të vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, Huruglica ka marrë 58.4 pikë me shkrim, 23.6 me gojë. Pikët e përgjithshme kanë qenë 82.
Në vendim nuk tregohet nëse ka pasur kandidatë të tjerë që kanë aplikuar për të njëjtën pozitë, ndonëse citohet dispozita ligjore ku kandidatët kanë të drejtë të ankohen në KMSHCK.
Peci dhe Gërvalla, që të dy, udhëheqin bashkë me Listën Guxo. /Insajderi.org/