Asiston berberi – shënon gol mësuesi, Auckland City me zemër të madhe e pa miliona i dha dimension tjetër futbollit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Asiston berberi – shënon gol mësuesi, Auckland City me zemër të madhe e pa miliona i dha dimension tjetër futbollit

    Insajderi
    25 June 2025 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në futbollin modern të dominuar nga milionat, e qe besa edhe nga miliardat, nga sponsorët dhe nga profesionalizmi, përralla e Auckland City FC është një “desert” i mirë për dashamirët e futbollit autentik.

    Një grusht futbollistësh gjysmë-profesionistë nga Zelanda e Re e shkruan një prej faqeve më romantike në histori duke barazuar mbrëmë me Boca Juniorsin me rezultat 1:1 në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit C në Botërorin e Klubeve pasi i kishin pësuar paraprakisht 16 gola, 10 nga Bayern Munichu dhe 6 nga Benfica.

    Goli i parë dhe historik u shënuar nga Christian Grey, i cili në jetën reale është një mësues i edukatës fizike, ndërsa asistimin e dha Jerson Lagos, një berber me orar të plotë.

    Lojtarët e Auckland City FC punojnë paradite dhe stërviten në mbrëmje, ndërkohë që kohë pas kohe “fluturojnë” për ta përfaqësuar ekipin dhe vendin e tyre në turne të ndryshëm ndërkombëtarë.

    Asnjë kontratë milionerësh, asnjë aeroplan privat: vetëm pasion, shpirt të skuadrës dhe një përkushtim i jashtëzakonshëm.

    “Ne morëm pushim pa pagesë për të qenë këtu”, thonë futbollistët.

    E megjithatë, së paku ndaj gjigantit argjentinas, ata e demonstruar zemrën, guximin dhe unitetin e një ekipit të madh.

    Barazimi me Boca Juniorsin, njërën prej skuadrave më të rëndësishme të botës së futbollit, tashmë është legjendar dhe e ka një vlerë të lartë simbolike: emri i Auckland City FC do të mbetet i gdhendur në kujtesën e atyre që i duan emocionet, sakrificat dhe ëndrrat që bëhen realitet… edhe nëse kjo zgjat vetëm një natë!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark