ASK jep detaje për procesin e regjistrimit të popullsisë, tregon kur do të përfundoj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK jep detaje për procesin e regjistrimit të popullsisë, tregon kur do të përfundoj

    Insajderi
    15 April 2024 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati ka thënë se gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe ka mundësi që të mbarojë para datës të caktuar.

    Gjithashtu, ai theksoi se ishin të detyruar të ndërpresin disa kontrata, pasi kanë tejkaluar kompetencat që kanë marrë nga trajnimi.

    “Është duke shkuar sipas planit, nuk kemi sfida madhore. Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë. Procesi regjistrimit nëse vazhdon me dinamikën e tillë, pritet të mbarojë para datës së caktuar”, tha Kastrati.

    Sipas tij nuk janë paraqitur sfida në regjistrim. Derisa tha se kualiteti i të dhënave është në nivelin e lartë.

    Regjistrimi i popullsisë do të zgjatë deri më 17 maj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark