×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK: Mbi 300 mijë njerëz e vizituan Kosovën për një vit

    Insajderi
    30 June 2024 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova është bërë shtet që 16 vjet. Edhe pse një shtet i ri, asaj nuk po i mungojnë vizitorët.

    Vetëm vitin e kaluar, vendin tonë e vizituan mbi 300 mijë njerëz.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vendet që sjellin më shumë vizitorë janë Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra.

    Ndër qytetet më të vizituara në Kosovë janë Prishtina, Prizreni dhe Peja.

    Arsyet e vizitës së mbi 300 mijë personave, sipas ASK-së, janë vizitat familjare, pushimet dhe vizitat për biznes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark