ASK: Në 2015-ën ishin të punësuar 155 mijë persona në disa sektorë ekonomik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK: Në 2015-ën ishin të punësuar 155 mijë persona në disa sektorë ekonomik

    Insajderi
    07 December 2016 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin 2015. Ky publikim me të dhënat që ofron, synon të paraqesë disa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike.

    Sipas rezultateve të këtij hulumtimi ka dal se numri i të punësuarve dhe të vetëpunësuarve për sektorët ekonomikë, arrin shifrën në 155 mijë 135 personave.

    “Prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 55 mijë e 768 të punësuar, industria përpunuese 23 mijë e 651 të punësuar, shërbimet biznesore 17 mijë e 100 të punësuar, ndërtimtaria 15 mijë e 354 të punësuar  akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim 12 mijë e 965 të punësuar, furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 8 mijë45 të punësuar, informimi dhe komunikimi 8 mijë e 19 të punësuar si dhe sektorët e tjerë kanë më pak se 5% të punësuar”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

    Karakteristikë tjetër sipas këtij hulumtimi të ASK-së ka dal të jetë edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, ku dominon: tregtia me një pjesëmarrje prej 56.0%, industria përpunuese 12.1%, ndërtimtaria 10.1%,  kurse sektorët e tjerë rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit.

    “Ndërkaq, treguesi i pagës mesatare mujore, që sillet rreth 354 Euro, në aktivitetet e përfshira në anketë, e që është një tregues i përafërt me realitetin tonë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark