×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK njofton kur do të dalin rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë

    Insajderi
    19 November 2024 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës do të publikojë rezultatet e para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë pas një muaji.

    ASK’ja ka bërë të ditur përmes një njoftimi se do ta bëjë prezantimin e rezultateve përfundimtare në një konferencë që planifikohet të mbahet më 19 dhjetor të këtij viti.

    “Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë kësaj periudhe njëmujore do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e të dhënave të para përfundimtare dhe publikimin e tyre në një periudhë rekorde brenda 7 muajshe që nga përfundimi i Regjistrimit të Popullsisë në terren. Ndërkohë që, raportet tematike do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë vitit 2025. Njëkohësisht, ASK-ja falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në Regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë (ReKos2024)”, thuhet në njoftim.

    Në bazë të rezultateve preliminare që janë publikoi ASK’ja në korrik, Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë. Prej tyre, 795 mijë 46 janë meshkuj dhe 791 mijë e 614 femra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark