ASK tregon sa është niveli i papunësisë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK tregon sa është niveli i papunësisë në Kosovë

    Insajderi
    26 May 2016 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkalla e papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9%, ndërsa shkalla e punësimit 25.2%. Papunësia më e theksuar është tek femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 31.8%.

    Këto shifra paraqiten nga Anketa e Fuqisë Punëtore (AFP) për vitin 2015, publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

    Sipas rezultateve të kësaj ankete del se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, 37.6 % janë fuqi aktive.

    Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7%, ndërsa shkalla më e lartë e punësimit është te grupmoshat 35-44 vjeçare me 36.2%.

    Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: prodhimi me 14.7%, tregtia me 14.4%, arsimi me 12.1% dhe ndërtimtaria me 9.5%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark