×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK publikon të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë më 12 korrik

    Insajderi
    08 July 2024 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do t’i bëjë publike të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) në Kosovë më 12 Korrik 2024.

    Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me rastin e shpalljes së rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë 2024, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore e ndërkombëtare do ta përshkruajnë rëndësinë e të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024) për zhvillimin e Kosovës, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e tyre nga perspektiva evropiane dhe të tjera.

    Ndryshe, para disa muajsh në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark