Askush nga VV nuk mori pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit Thaçi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Askush nga VV nuk mori pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit Thaçi

    Insajderi
    18 March 2025 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Askush nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Përveç një telegrami ngushëllimi të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, e i cili përmbante tre paragrafe, kryeministri Albin Kurti dhe asnjë përfaqësues tjetër i partisë së tij nuk kanë ndarë asnjë minutë nga koha e tyre për t’i dhënë lamtumirën e fundit Haxhi Thaçit.

    Ndërkohë, dy këshilltarë të presidentes Vjosa Osmani, Ismet Krasniqi dhe gjenerali Sefer Isufi, morën pjesë në homazhet për Haxhi Thaçin, duke shprehur ngushëllimet e tyre.

    Ata dërguan një telegram ngushëllimi në emër të presidentes dhe një kurorë me lule për të nderuar kujtimin e tij.

    Haxhi Thaçi vdiq të dielën vonë, pasi ishte i shtruar për një kohë të gjatë në Qendrën Klinike Universitare, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

    Sot, iu dha lamtumira e fundit në fshatin Burojë, ku familjarë, miq dhe të afërm e nderuan për herë të fundit./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark