“Askush nuk po e di se për çka janë marrë vesh” - Hoti komenton takimin Lajçak - Bislimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Askush nuk po e di se për çka janë marrë vesh” – Hoti komenton takimin Lajçak – Bislimi

    Insajderi
    11 July 2023 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, është takuar dje në Bratisllavë me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi.

    Lajçak tha se kanë rënë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri.

    Ai nuk dha shumë detaje.

    Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti.

    Hoti tha se “askush nuk po e di se për çka janë marrë vesh”.

    Ish-kryeministri i Kosovës e ka kritikuar qeverinë për raportet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

    “Washingtonin e Brukselin i kanë zëvendësuar me Ohrin e Bratisllavën. Kjo është politikë se jo mahi”, tha Hoti.

    “Duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e situatës në veri”, theksoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark