×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë ditë burg, 2 mijë e 50 euro gjobë- Kaq është dënuar i famshmi Salih Sekiraqa nga shteti i Kosovës

    Insajderi
    02 September 2024 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ndër emrat e njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale, Salih Sekiraqa ka mbetur i plagusur mbrëmë gjatë të shtënave dhe konfliktit me familjen Gashi që njohët në publik si familja “Capat”.

    Të dyja grupet të cilat të paktën publikisht, konfliktin e filluan në muajin mars të vitit 2024, ku Pajtim Gashi nga grupi “Capat” kishte mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuar për këtë ngjarje ishte Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës. 

    Historik kriminal por me dënime të lehta ka edhe Sali Sekiraqa, babai i Shkumbinit.

    Salih Sekiraqa akuzohej për dy vepra penale.

    Njëra është për lëndim të rëndë trupor i akuzuar bashkë me një person tjetër, ndërsa tjetra për mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve.

    “ Me datë 23.01.2020 është mbajtur seanca fillestare ku të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë. Gjykata ka dhënë afat prej 30 ditësh për ushtrimin e kundërshtimit kundër aktakuzës dhe provave. I pandehuri H.S ka paraqitur kundërshtimin me datë 21.02.2020 ndërsa i akuzuari S.S me datë 26.02.2020. Gjykata do të merr vendim lidhur me kundërshtimet e të akuzuarve dhe varësisht prej vendimit Gjykata do të veprojë mëtutje”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Themelore.

    Po ashtu, sipas Gjykatës, Sekiraqa është i dënuar edhe 4 herë me gjobë nga divizioni për çështje penale nga Gjykata Themelore në Prishtinë, 2 herë me nga 300 euro, një herë me 250 dhe një herë 1,200 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark