Asnjë goditje në portë- Hansi Flick gjerman se jo mahi, statistikat "tmerruese" të Barcelonës kundër Real Sociedadit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Asnjë goditje në portë- Hansi Flick gjerman se jo mahi, statistikat “tmerruese” të Barcelonës kundër Real Sociedadit

    Insajderi
    02 March 2025 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tashmë nëpër mediat spanjolle po përflitet për stilin agresiv në ofanzivë të selektorit të Barcelonës me prejardhje nga Gjermania, Hansi Flick. Ai po ashtu shquhet për një disiplinë të rreptë, ku lojtarë si Kounde e Inaki Pena ka lënë në bankë rezervë kur janë vonuar për seanca stërvitore.

    Disiplina e Flick duket se po përkthehet në rezultate pozitive në fushë. Barcelona të dielën korri një fitore të bindshme kundër Real Sociedad, me rezultat prej 4-0.

    Golat erdhën nga tre mbrojtës dhe golashënuesi më i mirë në La Liga, Robert Lewandowski.

    Gjithsesi, rezultati nuk është ekskluziviteti më i madh i kësaj ndeshje. Statistikat e saj janë të frikshme.

    Barcelona ka shënuar 33 tentime për gol, ku 10 nga to kanë synuar portën. Siç edhe po shihet, Real Socidead s’ka arritur të krijojë asnjë shans drejt portës së portierit polak, Wojciech Szczesny.

    Sociedad mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 17, për shkak të një kartoni direkt të kuq që mori veterani i ‘La Real’, Aritz Elustondo.

    Barcelona ka shënuar 124 gola në 40 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat. Kjo shifër është më e larta nga një skuadër në La Liga pas 40 ndeshjeve të para të një sezoni që nga Real Madrid në 1959/60 (132 gola). /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark