Bdi ka reaguar lidhur me përbërjen e ekipit këshillues të Kryeministrit ku sipas tyre në këtë përbërje nuk ka asnjë shqiptarë. Sipas integristeve Qeveria vazhdon me krijimin e “zonave pa shqiptarë” në institucionet shtetërore, duke i larguar në mënyrë sistematike shqiptarët nga pozicionet vendimmarrëse.
BDI
“Këtë herë, kjo qasje reflektohet në përbërjen e ekipit këshillues të Kryeministrit, ku pothuajse nuk ka asnjë shqiptar. Kjo politikë e majorizimit nuk është e re dhe përfaqëson një ristrukturim të njëanshëm të sistemit shtetëror, duke promovuar dominimin monoetnik. Kjo qasje tregon qartë se mekanizmat e balansuesit etnik janë ende të domosdoshëm për të ruajtur karakterin multietnik të shtetit – një nga arritjet më të rëndësishme që tani është seriozisht e rrezikuar.”
Pas reagimit të BDI, I mënjëhershëm ka qenë reagimi partisë në pushtet VMRO- DPMN-së , e cila thotë se krijimi i zonave pa shqiptarë, siç thuhet në njoftimin e BDI-së, është vetëm në mendjen e Ahmetit dhe të arratisurit Artan Grubi.
VMRO –DPMNE
“A ka zonë më të madhe pa shqiptarë që BDI-ja dhe Ahmeti e krijuan pas mbi 20 viteve të qeverisjes së tyre ku dëbuan dhjetëra e qindra mijëra njerëz jashtë vendit në kërkim të një standardi më të mirë. Dhe ky njoftimi i tyre është një tjetër gënjeshtër dhe manipulim sepse në ekipin e këshilltarëve të qeverisë ka edhe një shqiptar dhe ai është profesori Sener Bilali, i cili është këshilltar i jashtëm i kryeministrit për marrëdhëniet ndërkomunitare, si dhe disa koordinatorë të tjerë kombëtarë të cilët janë shqiptarë.”
Kuadro të vjetra inkriminuese të DPMNE-së nga koha e regjimit do ta këshillojnë kryeministrin Mickoski, thuhet kështu në reagimin e LSDM-së
LSDM
“Ish-ministri i financave, Zoran Stavrevski, i njohur për politikat katastrofike “s’kemi për bukë e shpenzojmë për çokollatë”, që i varfëroi qytetarët dhe natyrisht shprehjen “jemi të çmendur” të thënë nga ai personalisht. Në mesin e këshilltarëve të Mickoskit është edhe ish-zëvendëskryeministri i akuzuar dhe i amnistuar Vladimir Peshevski. Tashmë është e qartë se për cilat çështje strategjike do ta këshillojë Mickoskin. Edhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski do ta këshilloka Mickoskin. Ky është konfirmim se të gjitha politikat e gabuara, të dëmshme të regjimit të Gruevskit jetojnë në qeverinë e Mickoskit.”
Nga VLEN honë se BDI-ja non grata, në vend që të reflektojë e të rifreskojë radhët, vazhdon me retorikën e saj të nënçmimit të inteligjencës së shqiptarëve.
VLEN
“Kjo parti, që heshti për Sopotin, Monstrën, Lagjen e Trimave, rastin “Alfa”, vrasjen e Harun Aliut, enciklopedinë ofenduese, projektin korruptiv Shkupi 2014 dhe dhjetëra raste të tjera që do mbushnin një libër të tërë, sot guxon të akuzojë të tjerët për “mospërfaqësim”.”
Në mesin e këshilltarëve të kryeministit janë, ish-deputeti Aleksandar Spasenovski, këshilltarë për çështje evropiane, Cvetko Micevski këshilltar i jashtëm për infrastrukturë, Sasho Markovski këshilltar për politikë të jashtme dhe përfaqësues special në procesin e negociatave me BE-në. Johanes Hajdeker, ekspert në forcimin e kapaciteteve të ekipit ekonomik, Llazar Jovevski për punë dhe politikë sociale, Snezhana Trpevska për avancimin e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Goce Naumovski për çështje juridike, ish-ministri i Financave Zoran Stavrevski (financa dhe banka), ish zëvendëskryeministri për ekonomi Vlladimir Peshevski (çështjet strategjike ekonomike), ish-kryeparlamentari Trajko Veljanoski (politikë dhe sistem gjyqësor). Ljubço Andonovski, këshilltar për siguri kombëtare dhe Goran Nikolovski, këshilltar për siguri strategjike, Shener Bilalli për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, Mimoza Rajl për kulturë, Jovan Pejkovski për shkenca politike dhe ekonomike dhe Dame Dimitrovski për mjedis dhe klimë. Kryeministri Mickoski, dje njoftoi se tre-katër punojnë me orar të plotë në qeveri dhe marrin pagesë mujore prej 90 mijë denarë, ndërsa të tjerët marrin pagë prej 60 mijë denarë.