Asnjë viktimë gjatë natës në Izrael nga sulmet me raketa iraniane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Asnjë viktimë gjatë natës në Izrael nga sulmet me raketa iraniane

    Insajderi
    18 June 2025 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht disa dëmeve, nuk është raportuar për të vrarë apo të lënduar në Izrael nga breshëritë e fundit të raketave të lëshuara gjatë natës nga Irani, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Qeveria izraelite thotë se rreth 400 raketa balistike janë lëshuar nga Irani që kur Izraeli filloi sulmin të premten e kaluar, bashkë me qindra dronë.

    Autoritetet izraelite raportojnë se që nga e premtja e kaluar ka pasur rreth 40 zona të goditura në mbarë vendin, 3,800 persona të evakuuar, 24 të vrarë dhe mbi 800 të plagosur.

    Janë paraqitur pothuajse 16,000 kërkesa për dëmshpërblim për dëme në ndërtesa dhe mbi 1,000 për dëme në automjete.

    Duket se mburoja ajrore izraelite “Iron Dome” ka funksionuar në pjesën më të madhe, por me një kosto të raportuar prej 250 milionë dollarësh në natë për funksionim.

    Sipas një raporti të Washington Post, që citon një burim të informuar nga inteligjenca amerikane dhe izraelite, nëse nuk ka furnizime shtesë apo përfshirje më të madhe të forcave amerikane, Izraeli mund të jetë në gjendje ta mbajë funksional sistemin vetëm edhe për 10 deri në 12 ditë, nëse Irani vazhdon me sulmet e njëtrajtshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark