
Në një tubim të partisë më të re politike “Guxo” në kohën sa nuk ishte ende e regjistruar si parti, Donika Gërvalla kishte hezituar që të drejtonte këtë parti politike e cila sot u zgjedh kryetare e partisë.
Ajo kishte thënë para një viti se nuk beson se do të mund ta drejtonte këtë parti duke thënë se nuk është në dispozicion të drejtoj listën.
Ky është pjesë e fjalimit të saj në këtë tubim:
“Ndihem shumë e nderume që ju besoni që unë muj me drejtu këtë listë për njëfarë kohe, por me lejoni të jem shumë e sinqertë se unë nuk besoj që mund ta drejtoj këtë listë. Sepse unë nuk jam dikush tjetër në televizor e dikush tjetër kur flasim mes vete. Unë jam kjo që jam dhe jeni ju që ta përcaktoni a përputhet ky organizim që po e imagjinoni dhe ky person a përshtatet me njeri tjetrin. Ndoshta edhe për faktin që unë kam kaluar 31 vjet jashtë vendit. Ndoshta është diçka që nuk përputhet me njeri tjetrin. Unë jam rrit me një ambient politik tjetër. Unë personalisht nuk jam në dispozicion, asnjërin nga ju nuk e kam lut aman a po më bëni drejtuese të listës”, tha Gërvalla në këtë tubim./Gazeta Insjaderi/