Asociacioni është kyç për normalizim të marrëdhënieve, thotë ambasadori italian në Beograd - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asociacioni është kyç për normalizim të marrëdhënieve, thotë ambasadori italian në Beograd

    Insajderi
    27 January 2023 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni  i Komunave me Shumicë Serbe është element kyç i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë ambasadori italian në Beograd, Luca Gori, raporton Insajderi.

    Gori kërkoi që zbatimi i saj të bëhet “sa më parë të jetë e mundshme” derisa shtoi se është një propozim evropian për normalizim të marrëdhënieve.

    Në një intervistë për median serbe “Tanjug”, diplomati italian tha se “një debat në lidhje me të ardhmen e Kosovës do të nis në Serbi ditëve në vijim”.

    “Çmojmë shumë qasjen e Presidentit [të Serbisë] Aleksandar Vuçiq. Ditëve në vijim do të nis një debat në Serbi në lidhje me të ardhmen e Kosovës. Është e rëndësishme që të gjithë të punojmë bashkërisht, në mënyrë konstruktive, për të stabilizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Gori.

    Në lidhje me zgjerimin e BE’së në Ballkanin Perëndimor, ambasadori italian u thirr në nisjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    “Procesi i zgjerimit po bën përparim në Ballkan, por po ecën me ngadalë. Plotësisht e kuptoj frustrimin e opinionit publik në lidhje me zgjerimin që ne duhet të ecim më shpejtë”, shtoi ai./Insajderi/

    Pika 7 e planit franko-gjerman shqetëson deputeten britanike: “Vetëqeverisje në linja etnike nuk bën të ketë” – Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark