Asociacioni Evropian i Gazetarëve, ka shkruar mbrëmë për sulmin fizik ndaj gazetarit hulumtues dhe autorit të emisionit Indoks, Visar Duriqi .
Duriqi në një intervistë për Asociacionin Evropian të Gazetarëve ka treguar se tashmë veç është duke e marr veten nga sulmi i egër që është bërë ndaj tij, ndërsa ka treguar se ai i është përgjigjur sulmit dhe se tashmë insitutcionet e drejtësisë janë duke u marr me këtë çështje.
Kujtojmë se Visar Duriqi, u sulmua më 25 shkurt në parkingun e banesës së tij në Fushë Kosovë, teksa ishte duke u kthyer nga një emision televiziv. Duriqi, ka marr lëndime shumë serioze ndërsa rasti është duke u hetuar./ Insajderi.org