AGK dënon kërcënimin e anëtarit të Vetëvendosjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK dënon kërcënimin e anëtarit të Vetëvendosjes

    Insajderi
    11 November 2016 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim të thellë kërcënimin e anëtarit të Vetëvendosjes, Hysen Durmishi se kur partia e tij të vijë në pushtet do t’i ngrehë zvarrë gazetarët.

    ”Kjo deklaratë është e papranueshme dhe përbënë kërcënim serioz për komunitetin tonë. Një deklaratë e tillë nuk do të duhej të vinte në asnjë rast nga një anëtar i një subjekti politik  opozitar, si dhe nga një njeri që mban post të lartë publik” thuhet në komunikatë.

    Më tej, AGK mbron mediet kosovare duke thënë se publikimi i inçizimit nga ambientet brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren ka qenë në interes të publikut.

    ”Njëherësh konsiderojmë se përderisa mediet janë ne shërbim të publikut, përkundër dhimbjes dhe dilemave morale që shpërfaq publikimi i materialeve te tilla sensitive, transmetimi ka qenë në interes të publikut. Si rrjedhojë mediet kanë kryer punën e tyre duke i shërbyer këtij interesi”.

    ”Në këtë kohë të rëndë për familjen, kërkojmë nga të gjithë përfaqësuesit politik që të kenë kujdes në përdorimin e  gjuhës pasi në asnjë formë përmes deklaratave të tilla nuk do të mund ta përmirësojnë situatën”, përfundon kumtesën AGK. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark