Asociacioni i Gazetarëve reagon ndaj të gjeturave në Raportin e Progresit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asociacioni i Gazetarëve reagon ndaj të gjeturave në Raportin e Progresit

    Insajderi
    09 November 2016 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj të gjeturave jo të mira për sa i përket lirisë së shprehjes, në Raportin e Progresit.

    “Ndonëse gjatë gjithë vitit kemi kërkuar respektim të lirisë së shprehjes, situata nuk ka ndryshuar për të mirë. Sërish Raporti i Progresit, veçon ngecjet e Kosovës në këtë fushë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    Nëpërmjet kësaj komunikate AGK-ja ka theksuar shqetësimin nga të gjeturat e raportit të progresit sa i përket lirisë së shprehjes dhe ambientit në të cilin punojnë gazetarët kosovar.

    “Raporti veçon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve për të cilat Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngritur zërin kundërshtues në vazhdimësi. Të gjeturat e Raportit të Progresit janë vetëm disa prej shqetësimeve tona që i kemi si komunitet”, thuhet në komunikatë.

    Por më e rëndësishmja sipas AGK-së, është mungesa e trajtimit dinjitoz të gazetarëve nga mediat.

    “Ashtu siç theksohet edhe në Raportin e Progresit, një numër i caktuar i kolegëve gazetarë vazhdojnë të punojnë pa kontrata dhe shpesh herë janë pre e censurës në vendet e tyre të punës. Duke parë nevojën e përmirësimit të situatës kërkojmë angazhim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark