×
  • Lajme
  • Lajme

    Asociacioni i Komunave i kërkon përsëri Ministrisë së Financave t’iu bartë komunave mjetet nga të hyrat vetanake

    Insajderi
    16 July 2024 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Financave që ta bëjë sa më shpejt bartjen e mjeteve financiare të komunave nga rritja e të hyrave vetanake nga viti 2023.

    “Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) kërkon nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) që sa më shpejt të bëj bartjen e mjeteve financiare të Komunave nga rritja e të hyrave vetanake nga viti 2023.”

    Nga AKK kanë thënë se është shumë absurde që ato të bllokohen nga niveli qendror.

    “Këto mjete janë të Komunave dhe duket shumë absurd që mjetet e Komunave të bllokohen nga niveli qëndoror. Kemi të bëjmë më mosbartjen e rritjes së të hyrave vetanake të vitit 2023, e që këto të hyra kapin shifrën e milionave euro.  Komunat që kanë tejkaluar planifikimin e të hyrave vetanake për vitin 2023 kanë aprovuar këtë rritje buxhetore në Kuvendet e Komunave përkatëse mirëpo, MFPT ende nuk i ka bartur këto të hyra dhe i zvarrit pa asnjë arsye. A thua përse ndodhë një veprim I tillë ndaj Komunave? Duhet ditur se MFPT e ka obligim Ligjor që këto mjete t’i bartë te komunat sepse janë të hyra vetjake të komunave.”

    AKK ka thënë se këto mjete janë të destinuara për projekte kapitale.

    “Duke marrë parasysh që këto mjete nga rritja e të hyrave vetanake të komunave për vitin 2023 janë të destinuara për projekte kapitale, me këtë veprim niveli qendror i fut në rreziqe komunat që të mos mund të procedojnë në publikimin e projekteve për të cilat janë destinuar.  Pra, komunat edhe pse i kanë të destinuara këto mjete për investime kapitale, pra për përmirësimin e jetës së qytetarëve, kjo nuk mund të ndodhë për shkak pengesave të shkaktuara nga niveli qendror. Komunat janë në pritje të bartjes së të hyrave nga rritja e realizuar nga vete Komunat.”

    “I bëjmë ftesë publike Ministrit të ndërmarrë veprimet konkrete ligjore per realizimin e të drejtës së Komunave në të kundërten po neglizhohet në dëm të Komunave e rrjedhimishte në dëm të mosrealizimit të projekteve kapitale në interes të qytetarëve.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark