×
  • Lajme
  • Analiza

    “Asociacioni qoftë edhe pa kompetenca ekzekutive, unë e lë dialogun”, a do të dorëhiqet Besnik Bislimi?

    Insajderi
    28 February 2023 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konsistenca rëndom paramendohet si përshtatje ose përkueshmëri në zbatimin e diçkaje, zakonisht për diçka që është e nevojshme për hir të logjikës, saktësisë ose të qënit fer.

    Insajderi

    Megjithatë, konsistenca nuk është virtyt i tij në politikë. Fjala është për kryenegociatorin në Dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi.

    Bislimi kaherë është shprehur i mllefosur, veçanërisht ndaj gazetarëve, kur është pyetur për Asociacionin. Ka shfaqur mosdurim të thellë ndaj kësaj pyetje, ndërsa me dhjetëra herë është shprehur se Asociacionin askush në Bruksel nuk ia kërkon. Janë vetëm gazetarët që janë të interesuar për të dhe po bëjnë çështje, thoshte ai me rreptësi.

    Madje, për t’i dhënë zë më të madh pretendimeve të tij, Bislimi në televizionin publik kishte shpalosur edhe një pyetje që, sipas tij, ia kishte drejtuar fascilituesit të BE-së, Miroslav Lajçakut.

    “Pse deklarohesh [në media] për Asociacionin”, thoshte Bislimi t’i ishte drejtuar ndërmjetësin sllovak Lajçak. “Por, gazetarët e juaj na pyesin”, thoshte se i është përgjigjur Lajçaku.

    Jo vetëm kaq. Duke e paraqitur veten për kundërshtar kategorik të këtij Asociacioni, ai në një intervistë në Debat Plus, premtonte se në momentin kur qeveria do të ndryshonte qëndrimin për Asociacionin, Besnik Bislimi “nuk do të ishte më” më pjesë e atij dialog.

    Qoftë me ose pa kompetenca ekzekutivem, shprehet ai i bindur si dy plus dy që bëjnë katër, Besnik Bislimi do të dorëhiqej.

    “Në atë moment kur Qeveria e Kosovës e ndryshon qëndrimin për Asociacion edhe thotë do të krijohet Asociacion, qoftë edhe pa kompetenca ekzekutive, Besnik Bislimi nuk është më në dialog”.

    Ky megjithatë, është një qëndrim i cili nuk i mbijeton kohës.

    Dje kryeministri kosovar, Albin Kurti, pranoi planin frankogjerman zyrtarisht, ku në dy pika rroket saktësisht Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

    Një nivel i duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb, thotë njëra pikë, tjetra pikë kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake të Brukselit, ku më e theksueshmja është Asociacioni.

    Bislimi sot është krejt tjetër në deklarata.

    Besnik Bislimi këtë të marte duke folur në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian u pyet saktësisht për të.

    “Ka paragrafë që kanë të bëjnë me Asociacionin që duhet t’i diskutojmë për kohën që t’i prekim këto kritere, dhe të marrim në konsideratë tri elemente kryesore”, tha Bislimi, ku edhe i dha cilat janë këto tri kushte,

    “Asociacioni duhet të jetë në linjë me legjislacionin e Kosovës, gjithashtu me pozicionin e BE-së dhe është një qëndrim i dërguar nga Bashkimi Evropian, më konkretisht Frederica Mogherini ndaj kryeministrit të Kosovës atëherë për Asociacioni çka mund të jetë e çka nuk mund të jetë, dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe e treta se nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes”, tha Besnik Bislimi.

    Qeveria e Kosovës të hënën në Bruksel pranoi plan-propozimin evropian pa njohje juridike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa është pajtuar t’u jep “nivel të duhur vetëmenaxhimi” komunitetit serb të Kosovës si dhe të zbatojë marrëveshjet e kaluara, ku kryesorja është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark