Asociacioni, sipas ligjeve të Kosovës dhe të Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asociacioni, sipas ligjeve të Kosovës dhe të Serbisë

    Insajderi
    12 April 2018 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Serbi Kyle Scott ka deklaruar se SHBA-ja përkrah hapat e ndërmarrë për formimin e Asociacionit të Komunave serbe dhe se ajo mendon se Marrëveshja e Brukselit për implementim është në përputhej me ligjet e Kosovës dhe të Serbisë, transmeton Koha

    “Përkrahim hapat që janë ndërmarrë kohë më parë pas një kohe të gjatë për formimin e AKS-së. Presim që bisedimet të jenë të vështira, por ky është hap i rëndësishëm”, ka thënë Scott në konferencë shtypi ku ishte i pranishëm edhe ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq.

    Në pyetjen cili është qëndrimi i SHBA-së që në ç’mënyrë të formohet AKS, sipas Marrëveshjes së Brukselit apo sipas ligjeve të Kosovës, Scott, siç përcjell “blic” i Beogradit, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit flet për harmonizimin ligjeve të Kosovës e të Serbisë.

    “Mendoj se pyetja juaj është paksa kundërthënëse, sepse në Marrëveshjen e Brukselit flitet se ligjet do të harmonizohen me ligjet e Kosovës dhe të Serbisë”, ka thënë Scott.

    Sipas fjalëve të tij, i gjithë qëllimi është që serbët në Kosovë të ndihen këndshëm dhe të kenë kontrollin e jetës së vet të përditshme ndërsa synimi i fundit është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy palëve

    Ministri serb i Punëve të Brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka pasur qëndrim të kundërt.

    “Marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohet ashtu si është nënshkruar”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark