Assange ofron mjetet e hakimit të CIA për kompanitë teknologjike - Insajderi
×
Teknologji

Assange ofron mjetet e hakimit të CIA për kompanitë teknologjike

Insajderi
10 March 2017 - 08:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse ky premtim është i vërtetë, kompanitë teknologjike do të viheshin në pozitë të pazakontë duke i besuar një njeriu që ligjvënësit Amerikanë e shohin si bashkëpuntor të Vladimir Putin.

Nuk dihet sesi Wikileaks do të bashkëpunojë me kompanitë. Grupi publikoi disa dokumente ditën e Marte duke hedhur dritë mbi mjetet e hakimit të Agjensisë së Inteligjencës. Në të vërtetë nuk publikoi programet por vetëm informacione që provonin ekzistencën e tyre.

Assange është në azil politik në ambasadën e Eduadorit që nga 2012-ta për ti shpëtuar ekstradimit në Suedi ku do të përballet me akuzat e përdhunimit.

Microsoft dhe Cisco reaguan menjëherë ndaj premtimit të Assange duke thënë se me kënaqësi pranojnë çdo raportim përmes kanaleve zyrtare. Shumë kompani janë shprehur se përditësimet e fundit të sigurisë kanë adresuar problemet e shfrytëzuara nga CIA.

Konkretisht Apple ishte shprehur se versioni më i fundit i iOS kishte eleminuar pothuajse të gjitha dobësitë e publikuara nga Wikileaks.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark