Të dielën në një postim në rrjetin social Twitter, Assange përshëndeste fitoren e Morenos. Të Premten Wikileaks publikoi dokumente të reja të cilat shpjegonin sulmet e CIA me maluerë.
Fitorja e kandidatit të majtë për president në Ekuador ishte gjithashtu një lehtësim për themeluesin e Wikileaks Julian Assange i cili ishte kërcënuar nga kandidati i opozitës me dëbim nga ambasada e këtij vendi në Londër.
Zgjedhjet presidenciale të vendit Amerikano-Jugore tërhoqën vëmendje sepse kandidati konservativ i opozitës Guillermo Lasso kishte thënë se nëse zgjidhet president do të dëbonte Assange nga Ambasada brenda 30 ditësh nga ardhja në pushtet.
Ai argumentonte se mbajtja e Assange në Ambasadë i ka kushtuar shumë Ekuadorit. Që prej 2012-ës ambasada e këtij vendi monitorohet nga policia Britanike kur Ekuadori vendosi ti jepte azil themeluesit të Wikileaks.
Të dielën në një postim në rrjetin social Twitter, Assange përshëndeste fitoren e Morenos. Të Premten Wikileaks publikoi dokumente të reja të cilat shpjegonin sulmet e CIA me maluerë.
Administrata Obama vazhdimisht ka akuzuar Assange si bashkëpunëtor i hakerave Rusë.