×
  • Lajme
  • Lajme

    AstraZeneca u konfirmua e sigurtë, Rama: Vaksinim, vaksinim, vaksinim

    Insajderi
    18 March 2021 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas vendimit të EMA-s që vaksina AstraZeneca  është e sigurt dhe efikase në luftimin e coronavirusit.

    Përmes një shënimi në Facebook, Rama shkruan se tashmë gjithë fokusi duhet të jetë te vaksinimi.

    “Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA. Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, ka shkruar Rama.

    Pas një takimi sot, Drejtoresha Ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke tha se agjencia “ka ardhur në një përfundim të qartë shkencor. Ajo është një vaksinë e sigurt dhe efektive”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark