Tre astronuatët, amerikanja Kate Rubins, rusi Anatoly Ivanishin, dhe japonezi Takuya Onishi, sot ateruan me parashutë afër qytetit Zhezkazgan në Kazakistan.
Qëndrimi i tyre e shënoi misionin e parë komplet në laboratorin orbital për anijen kozmike të modifikuar të tipit Soyuz.
Në këtë mision, për të parën herë është përfshirë përdorimi i depozitimit në pajisje elektronike të ADN-së në hapësirë, nga ana e astronautes Rubins, e cila është biologe molekulare, dhe instalimi i hapësirës parkuese për taksitë komeraciale të gjithësisë.
Aktualisht, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë gjenden astronautët rusë, Andrei Borisenko dhe Sergei Ryzhykov, dhe amerikani, Robert Shane Kimbrought. /Insajderi.com